Arteroze

“Shpëton” Kevin Spacey, prokurorët rrëzojnë akuzat për ngacmim seksual

Prokurorët në Masacusets kanë hequr dorë nga akuza në adresë të aktorit Kevin Spacey, një javë pasi personi që e akuzonte atë për agresion nuk pranoi të dëshmonte në Gjykatë.
Prokurorët thanë se vendimi ishte marrë për shkak të mungesës së dëshmisë së paditësit. Spacey, 59-vjecar, përballej me akuzën e molestimit në lidhje me një incident të korrikut 2016, kur ai ishte akuzuar se kishte ngacmuar një të ri në një bar.

Ish ylli i “House of Cards”, nuk ka pranuar asnjëherë fajësinë dhe përballej me një dënim prej pesë vitesh burg nëse do të shpallej fajtor.

Një nga aktorët më të famshëm dhe të vlerësuar në Hollivud, karriera e Spaceyt pësoi kolaps në nëntor 2017, pas disa akuzash për agresion seksual dhe ngacmim. Aktori Anthony Rapp, e kishte akuzuar Spaceyn se e kish ngacmuar seksualisht atë në 1986 kur ishte vetëm 14 vjeç.

Në një deklaratë, Spacey kish thënë se ai nuk e mbante mend incidentin, por sidoqoftë kërkoi ndjesë. Në të njëjtën deklaratë ai zbuloi edhe prirjen e tij homoseksuale.

Netflix e shkarkoi Spacey-n në nëntor 2017 kur disa pjesëtarë dhe ish-pjesëtarë të stafit të produksionit “House of Cards”, hodhën akuza të tjera për ngacmime seksuale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button