Politika

Rama reagon për Teatrin: Zoti ua shtoftë inatin, që të na shtojë takatin  

Kundërshtimit për ndërtimit e teatrit të ri, të disa artistëve që gëzojnë mbështetjen e opozitës, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një video ilustruese.
Kreu qeverisë ka zgjedhur të tregojë në këtë video kontrastin se si ishin shumë objekte publike në Tiranë, e si janë transformuar tani.
Edi Rama në kulmin e debateve për teatrin ka zgjedhur ta komentojë videon, me një shprehje popullore. “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”.
Foto nga rezistenca kunder ndërtimit të parkut të lojrave çel kolazhin e kësaj video.
Po për cështjen e teatrit kryesminisri ka bërë edhe një tjetër postim duke përdorur një shprehje të shkrimitarit Brazilian Paulo Coelho.
“Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre! Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre.
Gjithashtu kryeministri ka ripostuar një citim të aktores Rajmonda Bulku e cila është shprehur se:
“Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo – politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button