Politika

OSBE: Dialog për zgjidhjen e krizës, të respektohet Kushtetuta dhe institucionet legjitime

“Dialogu duhet të realizohet duke respektuar kushtetutën dhe duke respektuar institucionet legjitime, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, ndërsa ftoi palët për dialog gjithëpërfshirës.

Duke iu përgjigjur interesit të medieve për situatën politike në Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger tha se “ndjekim nga afër zhvillimet politike në Shqipëri. Dhe shpresojmë se ngërçi aktual politik do të tejkalohet dhe të kapërcehet së shpejti”.

“Unë vlerësoj se zgjidhja duhet të gjende brenda për brenda, por ndërkohë, ajo çfarë bëjmë ne si platformë për dialog gjithëpërfshirës është që ne pa diskutim inkurajojmë dialogun. Ne inkurajojmë kërkimin e përbashkët të zgjidhjes të problemeve që ekzistojnë në vend”, tha ai.

Më tej, Greminger tha se “në mënyrë që Shqipëria të bëjë përparime të më tejshme, është e nevojshme që të gjithë aktorët politikë të angazhohen për funksionimin e plotë dhe të shëndetshëm të institucioneve demokratike dhe të proceseve demokratike të këtij vendi”.

“Pjesëmarrja në institucionet demokratike është rruga e vetme, legjitime për të pasur fuqi dhe influencë politike. Dhe dialogu duhet të realizohet duke respektuar Kushtetutën dhe duke respektuar institucionet legjitime”, theksoi ai.

Greminger tha se OSBE është e gatshme për të siguruar mbështetje.

“Më lejoni t’u siguroj se OSBE është e gatshme për të siguruar mbështetje, por qartësisht asnjë zgjidhje ‘nuk mund të jetë e qenësishme dhe e qëndrueshme, në qoftë se nuk përfshihen të gjithë aktorët e ndryshëm politik në gjetjen e një zgjidhje”, tha ai.

Cakaj: Mbesim të hapur për dialog

Nga ana e tij, ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj tha se të vetmet institucione legjitime për Shqipërinë, janë institucionet ekzistuese dhe çfarë do dialogu politikë midis të gjithë partive politike apo aktorëve të ndryshëm duhet të zënë fill në respektim të institucioneve ekzistues”.” Ne mbesim të hapur për dialog dhe jemi të gatshëm të fillojmë menjëherë punë me të gjitha partitë politike në Shqipëri, qoftë  ato që kanë braktisur rrugën e angazhimit demokratik parlamentarë, qoftë ata që janë brenda  në parlament për të negociuar për reformën elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR.

“Oferta jonë është e qartë, ne duhet të përbashkojmë  përpjekjet për reformën elektorale në përputhje me standardet e OSBE, por ko nuk nënkupton kompromis me legjitimitetin e institucioneve”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button