Home / Ekonomia / Furnizimi me ujë i zonave rurale, miratohen 2 marrëveshje financimi

Furnizimi me ujë i zonave rurale, miratohen 2 marrëveshje financimi

Këshilli i Ministrave miratoi, marrëveshjen e financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (marrësi), Fondit Shqiptar të Zhvillimit (Agjencia e zbatimit të projektit), dhe KfW Frankfurt am Main (KFW), për masat shoqëruese në kuadër të programit të furnizimit me ujë të zonave rurale IV, me një grant në shumën 2 000 000 (dy milionë) euro.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave miratoi edhe marrëveshjen e financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (marrësi), Fondit Shqiptar të Zhvillimit (Agjencia e zbatimit të projektit), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për grantin WBIF, për programin e furnizimit me ujë të zonave rurale IV, me një grant në shumën 1 800 000 (një milion e tetëqind mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: