Home / Ekonomia / Çfarë i shtyn luhatjet e kursit real të këmbimit Lekë-Euro?

Çfarë i shtyn luhatjet e kursit real të këmbimit Lekë-Euro?

“Çfarë i shtyn luhatjet e kursit real të këmbimit Lekë-Euro? Nësaj përgjigje kanë tentuar t’i japin përgjigje ekspertët e Bankës së Shqipërisë, Altin Tanku dhe Ilir Vika, nga Departamenti i Kërkimeve.

Studimi synon të vlerësojë ndjeshmërinë e kursit të këmbimit ndaj goditjeve reale dhe monetare në Shqipëri pas tranzicionit. Në veçanti, analiza përpiqet të nxjerrë në pah nëse kursi i këmbimit është shkaktar i çrregullimeve në ekonomi apo shërben  si “përthithës i goditjeve” që stabilizon  devijimet nga ekuilibri.

Modelet e ndjekura janë bazuar kryesisht në pesë tregues, konkretisht punësimi, rritja ekonomike, kursi real i këmbimit, paraja dhe çmimet.

Dy treguesit e parë kanë për qëllim të identifikojnë efektet  e shkaktuara nga oferta; i treti identifikon

goditjet nga kërkesa reale; ndërsa dy treguesit nominalë synojnë të kapin përkatësisht efektet e kërkesës dhe ofertës për para.

Sipas studimit, Rezultatet sugjerojnë se goditjet monetare shpjegojnë rreth 28% të ecurisë së kursit real të këmbimit në Shqipëri. Ndërkaq, efektet e tyre paraqiten të neglizhueshme në  rreth dy vitet e fundit, për rrjedhojë, forcimi  i kursit real të lekut mund të burojë më së shumti nga performanca e ekonomisë reale.

Përderisa faktorët realë janë përkufizuar si të “përhershëm”, pozicioni i lekut në periudhën e fundit vlerësohet përgjithësisht në përputhje me zhvillimet kryesore ekonomike dhe rreth ekuilibrit të nënkuptuar nga këto zhvillime.

Së fundi, shpjegueshmëria e kursit real në pjesën më të madhe nga themelet e ekonomisë reale, siç rezulton nga vlerësimi jonë, favorizon natyrën dhe përshtatshmërinë e regjimit aktual të kursit të lirë të këmbimit, sipas përmbledhjes së studimit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: