Home / Rajoni / Ministri rus Aleksandër Novak: “Rryma turke” do të kalojë përmes Bullgarisë

Ministri rus Aleksandër Novak: “Rryma turke” do të kalojë përmes Bullgarisë

Degëzimi i dytë i gazsjellësit “Rryma Turke” do të kalojë përmes Bullgarisë dhe jo përmes Greqisë.

Këtë e ka deklaruar para gazetarëve Ministri rus i Energjetikës Aleksandër Novak në koloaret e një mbledhjeje të komisionit ruso-turk ndërqeveritar në Antalya.

Gazsjellësi, i cili do ta lidhë Rusinë me Turqinë përmes Detit të Zi do të hyjë në përdorim më 1 janar 2020.

Novak vuri në dukje se planifikohet që degëzimi, i cili do të kalojë përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë, të hyjë në eksploatim me etapa.

Sipas planeve paraprake furnizimet e para për Bullgarinë duhet të realizohen që gjatë vitit 2020.

Tubacioni do të jetë me kapacitet 15,75 mlrd metra kubikë gaz.

Leave a Reply

%d bloggers like this: