Kronika

KPK konfirmon në detyrë Altin Dumanin, favorit për drejtimin e SPAK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Altin Dumani. Vendimi u mor sot nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli dhe me anëtarë Etleda Çiftja dhe Roland Ilia. Dumani është vlerësuar në të treja kriteret e vetting-ut, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit.
Altin Dumani është prokuror i Apelit për Krimet e Rënda dhe në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u rendit i pari si prokuror i ardhshëm i SPAK. Ai shihet si kandidati favorit për drejtimin e SPAK, për shkak se është renditur i pari për aftësistë e larta profesionale.
Sa i përket procesit të vetting-ut, ILDKPI raportoi se Dumani ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, nuk ka bërë fshehje dhe ka burime të ligjshme financiare. Edhe DSIK ka konstatuar përshtatshmërinë e Altin Dumanit për të vijuar detyrën.
Theo Jacobs është vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili në procesin e vetting-ut njihet për pyetjet e forta që u drejton prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë. Por në seancën e sotme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ‘belgu i rreptë’ ka surprizuar kur ka deklaruar se nuk kishte asnjë pyetje për prokurorin Altin Dumani.
“Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, u shpreh Jacobs.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button