Kronika

KED publikon emrat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar mbledhjen e radhës ku u shqyrtuan rastet për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të një pjese të kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

Elsa Toska,për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

Elsa Toska, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

Elsa Toska, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;

Elsa Toska,për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;

Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

Valbona Bala, për vendin vakant (vakancë e parakohshme) të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.

Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;

Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;

Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018;

Klodian Rado, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;

Klodian Rado, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;

Rexhep Bekteshi,për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

Rexhep Bekteshi, për vendin vakant (vakancë e parakohshme) të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

Rexhep Bekteshi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

Sinan Tafaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

Sinan Tafaj, për vendin vakant (vakancë e parakohshme) të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.

Sinan Tafaj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

Sinan Tafaj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018;

Petrit Kaja, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

Petrit Kaja, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.

Gëzim Allaraj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

Gëzim Allaraj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

Gëzim Allaraj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018.

Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018;

Lejimin e kandidimit të kandidatit Artur Metani, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ndalimin e kandidimit të kandidatit Genci Gjonçaj për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Vendimet lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidatëve Eris Hysi dhe Klodian Rado për vendin vakant, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shtyhen për mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të kandidatëve Zhaklina Peto dhe Marsida Xhaferllari, për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Vendimet për lejimin ose ndalimin e kandidimit, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button