Kronika

Sekuestrohen 1,5 milionë euro llogari banke, i përkisnin ish-drejtorit të ALUIZNI-t (emri)

1,5 milionë euro llogari bankare, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme janë sekuestruar nga policia.
Mësohet se ato i përkasin Ferdinant Shehut, i cili ka qenë kreu i ALUIZNI-t për rajonin e Tiranës. Ai u shkarkua nga detyra në vitin 2011, detyrë të cilën ia kishin ngarkuar në vitin 2010. Ndërsa në periudhën 2006-2010 ai mbajti postin si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm pranë Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.

Shkak për shkarkimin nga detyra e Shehut ishte mungesa e integritetit personal.

Lajmi i shkarkimit është dhënë nga përfaqësuesja e ALUIZNI-t, Shpresa Muha, e cila atëherë theksoi se Shehu ka mashtruar organet emëruese, duke mos deklaruar 4 vjet punë që ka bërë në hetuesinë e Vlorës.

Referuar dokumenteve, nga ana e ALUIZNI-t bëhen me dije dy detaje të jetëshkrimit të ish-drejtorit të zyrës rajonale të Tiranës, të cilat nuk figuronin të shkuara në CV. “Përmes manipulimeve në jetëshkrim, duke lënë jashtë tij një eksperiencë pune 4-vjeçare si hetues, në hetuesinë e rrethit të Vlorës (Urdhri nr.8, datë 22.8.1988 i Hetuesisë së Përgjithshme). Pa përfshirë këtu periudhën njëvjeçare të kryerjes se kursit, pranë Hetuesisë së Përgjithshme, gjithashtu e “fshirë” nga jetëshkrimi.

Ndërkohë, policia njoftoi se kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, Shehu ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.

Njoftimi

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e krimit ekonomik e financiar

Finalizohet operacioni “Investimi”

Sekuestrohen 1,5 milionë euro llogari banke, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme

Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të shumave financiare, që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Investimi”, për sekuestrimin e 1 500 000 euro llogari bankare, të një shtetasi, ish – punonjës i administratës shtetërore i cili në vitet 2006 – 2011 ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane.

Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme.

Kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmendur ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.

Për arsye se hetimet janë në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button