Kosova

Ambasadori rus paralajmëron Kosovën: Për ne është pjesë e Serbisë

Njësoj sikurse Serbia, edhe Rusia do të bëjë gjithçka për të parandaluar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Këtë e ka thënë ambasadori i ri rus në Beograd, Botsan Kharchenko, në një takim me ministrin e Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanovic.

Siç shkruan N1, Kharchenko ka thënë se Rusia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si “pjesë të Serbisë”. Ata në këtë takim ndër të tjera kanë folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. Ambasadori rus madje ka thënë se do ta mbështesë policinë serbe me trajnime të ndryshme.
Ky takim i tyre vjen pasi Rusia i ka dhuruar një sasi të madhe armatimi Serbisë, në të cilën përfshihen edhe artileri e rëndë dhe mjete të blinduara.
Për armatosjen e Serbisë kanë folur zyrtarë shtetërorë duke thënë se ata tashmë janë një shtet dhe marrin vendime për të cilat ata konsiderojnë se janë të nevojshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button