Home / Rajoni / SHBA përshëndet Bullgarinë për blerjen e avionëve F-16

SHBA përshëndet Bullgarinë për blerjen e avionëve F-16

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin vendimin e qeverisë bullgare për blerjen e avionëve luftarakë shumëfunksional F-16, municioneve dhe pajisjes së lidhur me ta, kështu edhe angazhimin e saj për modernizimin të forcave ajrore të vendit me anë të blerjes së avionëve me efikasitet të lartë, të pajtueshëm me armatimin e vendeve të tjera të NATO-së.

Kjo thuhet në njoftimin për mediat të Departamentit Shtetëror. Pala amerikane nënvizoi se po pret me padurim të punojë me Bullgarinë mbi këtë projekt dhe të forcojë partneritetin e vet strategjik dhe afatgjatë me vendin tonë.

Nënvizohet gjithashtu dhe roli i përpjekjeve të bashkërenditura të qeverisë së SHBA-së për arritjen e këtij rezultati.  Nga ana e vet kryeministri Bojko Borisov përshëndeti ministritë bullgare, të cilët punuan për këtë marrëveshje për blerjen e avionëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: