Home / Kronika / SHBA: Shqipëria së shpejti me Gjykatë Kushtetuese, gjykatës të paanshëm dhe apolitikë

SHBA: Shqipëria së shpejti me Gjykatë Kushtetuese, gjykatës të paanshëm dhe apolitikë

“Së shpejti, Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese me gjyqtarë që janë të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitik, thekson Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ndërsa nëpërmjet një video shpjegon për reformë e re të sistemin të drejtësisë dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ambasada e SHBA-së shprehet se në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vetingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë”.

Gjykata Kushtetuese është gjykata më e lartë në Shqipëri e cila vendos se çfarë do të thotë Kushtetuta. Ajo mund të vendos se një ligj përputhet me Kushtetutën, apo nëse e shkel atë. Ajo mund të vendos edhe kundër presidenti, kryeministrit si dhe agjencisë qeveritare.

Gjykata Kushtetuese po ashtu garanton që autoritetet i respektojnë të drejtat tuaja kushtetuese. Qytetarë të zakonshëm mund t’i drejtohen gjykatës për të siguruar zbatimin e këtyre të drejtave.

Ambasada e SHBA-së shpjegon se me sistemin e vjetër të drejtësisë palët nuk binin dakord dhe personi që zgjidhej ishte pasojë e kompromisit politik.

“Cili ishte problemi me Gjykatën Kushtetuese në sistemin e vjetër. Në të kaluarën, Parlamenti dhe presidenti duhet të binin dakord për një kandidat që ky të bëhej gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, por shpesh parlamenti dhe presidenti nuk binin dakord për një gjyqtar ç’ka shkaktonte vende bosh për një kohë të gjatë, kur binin dakord personi që përzgjidhej ishte pasojë e kompromisit të politikanëve, por nuk ishin gjithnjë të përqendruar te kualifikimi i personit. Detyra e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese kërkon persona të kualifikuar të cilët qytetarët mund t’u besojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre, jo kompromise politike dhe këtu vijim të reforma në drejtësi”, shpjegon ambasada.

Gjykata Kushtetuese ka 9 vende, megjithatë pasi gjyqtarët në detyrë iu nënshtruan rivlerësimit, vetëm një prej tyre kaloi. Kjo do të thotë se janë 8 vende për t’u plotësuar.

Si do të bëhet kjo?

Pas reformës në drejtësi, Kushtetuta përcakton standardet për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Këto standarde vihen në zbatim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i cili është një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh me përvojë, të cilët kontrollojnë kualifikimin e kandidatëve. Ky këshill rendit tre kandidatë kryesor për çdo vend në Gjykatat bazuar në kualifikimin e tyre.

Me sistemin e ri, Presidentit dhe Parlamentit nuk iu duhet të bëjnë ujdi për të emëruar një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Tani kjo detyrë kalon me rrotacion midis Presidentit, Parlamentit dhe Gjykatës së Lartë, por këta mund të zgjedhin dikë vetëm nga ajo listë, tre gjyqtarëve të kualifikuar për këtë post. Kjo do të thotë se nuk do të ketë ngecje po dhe politikanët nuk do të mund të emërojnë thjeshtë atë që duan ata.

Nëse Presidenti, Parlamenti apo Gjykata e Lartë nuk arrijnë të zgjedhin dikë, atëherë zgjidhet automatikisht kandidati i renditur më lartë nga lista e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ky sistem i ri siguron që gjyqtarët e zgjedhur të jenë të kualifikuar, ndihmon për të parandaluar boshllëqet për një kohë të gjatë, si dhe nuk lejon një person që të ketë më tepër pushtet në përzgjedhje.

Së shpejti, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të jetë në gjendje ti dërgojnë listën presidentit i cili ka radhën i pari të zgjedh një gjyqtarë të ri në këtë sistem. Presidenti do të ketë mundësi të zgjedh cilindo gjyqtarë nga lista me tri persona të kualifikuar dhe kështu mund të filloj të rindërtojë gjykatën kushtetuese, sapo ta bëjë këtë, vendet e tjera do të plotësohen nga parlamenti dhe Gjykata e Lartë.

“Kështu cikli do të përsërite deri sa të jenë plotësuar të gjitha vendet. Jo është mënyra në të cilën Shqipëria do të ketë së shpejti një Gjykatë Kushtetuese me gjyqtarë që janë të kualifikuar të paanshëm dhe apolitik”, thekson ambasada.

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: