Politika

Rama distancohet nga Pjetri: Deri sa të dalë e vërteta, ai dhe PS në rrugë të ndara

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale “Twitter” ka deklaruar se kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht deri kur e vërteta ligjore të dalë. Në statusin e tij, kryeministri i Shqiprisë Edi Rama, thekson se askush nuk mund të hedhë hije dyshimi mbi të apo Partinë Socialiste, qoftë ky edhe i vëllai.

Statusi i Ramës
Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!
I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.
E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button