Home / Rajoni / Zaev: As dorëheqje dhe as zgjedhje të parakohshme

Zaev: As dorëheqje dhe as zgjedhje të parakohshme

Pas kërkesës së opozitës për dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme, lidhur me publikimin e rastit të dyshuar korruptiv ”Reket”, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev  deklaroi se nuk e mendon një gjë të tillë.

”Nuk mendoj për asnjë dorëheqje, as edhe për zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Zaev duke iu përgjigjur gazetarëve për rastin ”Reket” në Klubin e Deputetëve me rastin e 18- vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ai theksoi se ”patjetër duhet t’i jepet një shans rritjes ekonomike të vendit dhe ai të mos rrënohet për dëshirën e dikujt për të shkuar në zgjedhje”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: