Home / Bota / Frika për recesionin, tronditen tregjet ndërkombëtare pas lajmit për 5 ekonomitë e mëdha

Frika për recesionin, tronditen tregjet ndërkombëtare pas lajmit për 5 ekonomitë e mëdha

Bursat në Evropë u tronditën të enjten pas një ditë të trazuar në tregjet amerikane dhe aziatike, shkaktuar nga frika e investitorëve për recesionin e paralajmëruar global.
Të dhënat pesimiste për ekonominë e Gjermanisë, dhe sinjalet negative në tregjet e bonove, po ashtu shqetësuan investitorët. Si rezultat, tre bursat kryesore amerikane u mbyllën me 3 për qind rënie ndërsa ato evropiane ranë në nivele të ulëta. Të enjten në mëngjes, pjesa më e madhe e bursave evropiane u stabilizuan por më pas tregtimet ranë me rreth 0.4 për qind. Analistët thonë se ringritja duket pak e vështirë.

Hezitimi i investitorëve të mërkurën u shkaktua nga lëkundjet në tregjet e bonove, që u interpretuan si një shenjë paralajmëruese për recesion të mundshëm në ekonomitë kryesore. Kanë qenë po bonot e thesarit ato që parashikuan rënien e fundit të madhe globale, më shumë se 10 vite më parë.

Sidoqoftë, ka edhe analistë që tregohen më optimistë dhe e shohin atë çka po ndodh si dicka më të thjeshtë. “Jemi në gusht dhe njerëzit janë zakonisht larg biznesit, me pushime, ndaj edhe cdo lëvizje ekzagjerohet në këtë muaj”, thonë ata.

Leave a Reply

%d bloggers like this: