Kronika

Policia arreston pronarin e lokalit që dhunoi turistët spanjollë

Pas dhunës së ushtruar ndaj disa turistëve spanjollë, Policia njofton se ka arrestuar shtetasin M.K., 51 vjeç, banues në Sarandë.
Ditën e djeshme, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, shtetasi M.K., për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetasia spanjolle K.R. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button