Home / Ekonomia / 6-mujori 2019/ OSHEE, të ardhurat u rritën me 1.7 miliardë lekë

6-mujori 2019/ OSHEE, të ardhurat u rritën me 1.7 miliardë lekë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) vijon me performancën e suksesshme edhe në 6-mujorin e parë të vitit 2019, duke konsoliduar aktivitetin dhe pozitat falë reduktimit të humbjeve dhe rritjes së të ardhurave.

OSHEE bën të ditur se, investimet e bëra dhe reformat e ndërmarra në shërbimin ndaj klientit si dhe disiplinimi i borxhit, tregojnë efikasitet duke motivuar edhe më shumë në realizimin e punëve të mira.

Në performancën e 6 muajve të parë të këtij viti, niveli i humbjeve në rrjet është ulur me 21,34% dhe të ardhurat u rritën me 1.7 miliardë lekë.

“Konkretisht nga 45,3 % që ishte niveli i humbjeve në vitin 2013, këtë vit niveli i humbjeve u ul në 23,9%. Niveli i arkëtimeve u rrit 1.7 miliardë lekë më shumë se një vit më pare. Konkretisht nga 18.8 miliardë lekë që ishte në vitin 2013, ky tregues i të ardhurave arriti në 34.4 miliardë lekë në vitin 2019” bën të ditur OSHEE.

Tregues të përmirësuar, paraqet edhe borxhi i keq nga faturat e papaguara. OSHEE bën të ditur se, për periudhën 2007 -2014, borxhi i keq nga faturat e papaguara nga 67.8 miliardë lekë që ishte në fund të vitit 2014, u ul në 44.6 miliardë lekë.

Redutimi i borxhit ka ardhur si rezultat i ndjekjes si debitorëve nëpërmjet proceseve të vazhdueshme dhe riaktivizimit të akt- marrëveshjeve. Ndërkohë është rritur numri i rasteve të ankesave të zgjidhura përmes kujdesit ndaj klientit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: