Rajoni

Mitsotakis fton investitorët francezë për rikthimin e rritjes ekonomike

Kryeministri i ri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili zhvilloi sot një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron në Elyse, ftoi investitorët francezë të merrnin pjesë në perspektivat që po hapen në Greqi në një kohë që vendi po kërkon të reagojë shpejt për rikthimin e rritjes ekonomike.

Në vizitën e parë dypalëshe në Francë që prej zgjedhjes të 7 korrikut, Kyriakos Mitsotakis, i cili do të vazhdojë vizitën në Berlin dhe Hagë, kërkon të bindë kreditorët e tij, Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, për të lehtësuar kufizimet buxhetore të vendosura ndaj Greqisë.

Në këmbim, kryeministri konservator premton qp Greqia do të jetë e papritura e kënaqshme e zonës euro këto vitet e ardhshme”, theksoi ai në një intervistë për të përditshmen franceze “Figaro”.

Për të rikthyer rritjen ekonomike, ai angazhohet të prezantojë në muajin shtator “një reformë fiskale, që parashikon uljen e taksave për kompanitë nga 28 % në  24% mbi të ardhurat në 2019 dhe më pas në 20% duke nisur nga 2021, si dhe një reduktim të taksave mbi dividentët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button