Bota

Trump habitet: Gjermania trajtohet më mirë nga tregjet financiare?

Presidenti amerikan, Donald Trump gjithmonë ankohet, se vendi i tij trajtohet kudo “jo drejt”. Madje edhe në tregjet financiare, gjermanët kanë kushte shumë më të mira se SHBA-ja e fuqishme, kjo nuk është “fair”…

“Gjermania paguan norma zero interesi dhe paguhet vërtet që të marrë borxh para? -shkruan presidenti Trump në twitter dhe ankohet njëherazi, që SHBA “shumë më e fuqishme dhe më e rëndësishme” nuk merr kondicione të tilla kaq të favorshme. Në një kohë që dollari është më i fortë se kurrë, po ashtu edhe eksportet, dhe se nuk ka inflacion.

Vërtet për herë të parë Gjermania ia ka dalë që me një obligacion shtetëror për 30 vjet të fitojë madje para. Ankandi solli rendite mesatare prej minus 11%, përmes së cilës federata për një kohë të caktuar ka një suficit të ardhurash, megjithëse është kredimarrëse. Normat negative të interesit janë pasojë e kërkesës së lartë për letrat me vlerë, ku bëjnë pjesë obligacionet e federatës.

Është e qartë, se kujt i drejtohet ankesa e Trumpit: FED-i amerikan, Banka Federale Amerikane e Thesarit, i ka rritur përqindjet “shumë shpejt e pa kontroll”, sipas tij. Nëse FED do ta bënte punën e saj si duhet, do kishim një “rritje ekonomike si kurrë më parë”, ka thënë Trump.

Disa analistë thonë, se presidenti ka interes për normat e ulta të interesit për të zbutur efektet e konflikteve tregtare që janë ndezur prej tij. Prej kohësh qeveria amerikane flet shumë pozitivisht për gjendjen e mirë ekonomike në vend. Trump është në konflikt të vazhdueshëm me FED. Kreu i saj, Jerome Powell pritet të flasë këtë të enjte në Jackson Hole në takimin vjetor të bankave qendrore për zhvillimet e normave të interesit. Vendimi tjetër i FED pritet më 18 shtator.

Deficiti buxhetor amerikan, sipas të dhënave të zyrës së pavarur të buxhetit të kongresit amerikan, CBO do të rritet në vitin e ardhshëm me 1 bilionë dollarë. Me këtë ky deficit e arrin këtë shifër dy vite para parashikimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button