Ekonomia

411 denoncime për 48 orë në aplikacionin “Stop Informalitet”, bllokohen karburante, lokale, e hotele

Denoncimet kanë qenë nga më të ndryshme duke filluar, nga pika e karburanteve, hotele, markete, pastiçeri, servise celularësh, linjë autobusësh. Këto bllokime vijnë në kuadër të aksionit anti-informalitet që është shtrirë në të gjithë vendin tonë, duke nisur nga cilësia e karburanteve e deri tek zaptuesit e bregdetit. Nga ky aksion janë bllokuar qindra biznese që kryenin evazion fiskal, janë bllokuar pika karburantesh nga më të mëdhatë në vend si dhe restorante që nuk lëshonin kuponin tatimor.

Me anë të një statusi të bërë publik kryeministri Rama bën thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë në aplikacionin e lançuar  çdo shkelje.

Në vetëm 48 orë nga dalja e aplikacionit STOP INFORMALITETIT, numri i denoncimeve të qytetarëve ka shkuar në 411 Faleminderit të gjithëve për kontributin e çmuar. 5510 qytetarë kanë shkarkuar në këto 48 orë aplikacionin STOP INFORMALITETIT në smartfonin e tyre. Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Store https://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…. Shkarkoje edhe ti dhe bëj pjesën tënde të vogël për të mirën e madhe të vendit e të shoqërisë, duke denoncuar çdo abuzues që të del përpara. Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave të tua personale 100% i garantuar” shkruan Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button