Bota

Një G7 potencialisht “eksplozive” fillon në Biarritz

Drejtuesit e G7-s do të mblidhen sot nën sytë e opinionit botëror që pret prej tyre zgjidhje konkrete për krizat që kanë goditur planetin, lufta tregtare, Irani apo zjarri në Amazonë.

Një nga një, drejtuesit e klubit të demokracive të mëdha liberale kanë mbërritur në jugperëndim të Francës ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë i fundit, në bordin e avionit “Air Force One”, i cili është shfaqur në mesditë në Bordeaux.

Përkrah presidentit amerikan, Angela Merkel, Boris Johnson, Giuseppe Conte, Shinzo Abe dhe Justin Trudeau do të shënojnë fillimin e samitit duke u gjendur rreth Emmanuel Macron për një darkë jozyrtare në farin e Biarritzit me pamje nga Atlantiku.

Rreth specialiteteve të vendit bask, ata do të diskutojnë për një nga çështjet që është shfaqur minutat e fundit, zjarret në pyjet e Amazonës, një prej mushkërive të gjelbëra të Tokës.

“Iniciativat konkrete për të luftuar kundër këtyre zjarreve mund të materializohen gjatë samitit”, njoftoi presidenca franceze, që kërkoi ta bëjë këtë krizë ndërkombëtare një prioritet të samitit.

Diskutimet mund të jenë delikate sepse Emmanuel Macron ka akuzuar presidentin brazilian, Jair Bolsonaro se kishte gënjyer mbi angazhimet mbi klimën dhe mosveprimin përballë këtyre zjarreve që po shkatërrojnë që prej disa ditësh mushkërinë e gjelbër të botës.

Berlini ka shprehur rezervat e tij pas njoftimit se Parisi do të bllokojë projekt-marrëveshjen tregtare mes BE-së dhe Merkosurit, një çështje që do të diskutohet kokë më kokë mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron

Por, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i pranishëm në Biarritz, ka pranuar se do të ishte e vështirë të mendosh që BE-ja të mund të ratifikojë një marrëveshje të tillë për aq kohë sa Brazili do të lejojë shkatërrimin e Amazonës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button