Home / Rajoni / Hapen qendrat e votimit për zgjedhjet e përgjithshme

Hapen qendrat e votimit për zgjedhjet e përgjithshme

bosnje-zgjedhjeBoshnjakët votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme në sfondin e krizës ekonomike që rrezikon të zgjasë, kushdo qofshin fituesit e këtyre zgjedhjeve që, si zakonisht, kanë ringjallur retorikën nacionaliste dhe separatiste.

Rreth 5 400 qendra votimi u hapën në orën 05:00 GMT dhe do të mbyllen në orën 19:00 GMT. Rezultatet e para paraprake, si dhe ato për zgjedhjet presidenciale, do të njoftohen në orën 22:00 GMT nga komisioni zgjedhor.

Rreth 3,3 milionë zgjedhës do të votojnë për të zgjedhur tre anëtarë, (serb, kroat dhe mysliman) të presidencës kolegjiale të vendit, për të rinovuar Parlamentin qëndror si dhe Asamblenë e dy entiteteve, serb dhe kroato-mysliman që formojnë Bosnje-Hercegovinën që prej fundit të luftës ndërkomunitare 1992-1995.

Leave a Reply

Your email address will not be published.