Home / Politika / “Shkundet” dega e PS Shkodër/ Kryesia kërkon ristrukturim total pas “fenomenit Pjetri”

“Shkundet” dega e PS Shkodër/ Kryesia kërkon ristrukturim total pas “fenomenit Pjetri”

Kryesia e PS vendosi ristrukturimin total të degës së kësaj partie në Shkodër, por nuk ka mundur t’i japë një zgjidhje për momentin, ngërçit të krijuar nga Valdrin Pjetri.
Detajet e këtij vendimi i dha numri dy i PS Taulant Balla.

“Kishim një mbledhje kryesie e cila ishte tërësisht e fokusuar në një prezantim që ka të bëjë me një axhendë pune intensive që është zhvilluar dhe gjatë muajit gusht dhe që lidhet me ripërtëritje të regjistrit të anëtarësisë të partisë që paraprin procesin zgjedhor në PS që fillon në mes shtatori dhe përfundon rreth muajit shkurt, kur do të jetë edhe Kongresi i cili do të zgjedhë edhe strukturat e reja. PS është në një proces të vazhdueshëm rikontrukturimi dhe për këtë qëllim në pjesën e dytë të mbledhjes ne kemi argumentuar nevojën që në strukturën e bashkisë Shkodër të ndërmarrim një hap rigjenerimi dhe ringritjeje”, tha Balla.

Ndërsa për rastin e shumë përfolur të Valdrin Pjetrit Balla e quajti një përgjegjësi personale: “Nisur për rastin e Valdrin Pjetrit i cili u votua nga shkodranët por për shkak të një përgjegjësie tërësisht personale të garantimit të pastërtisë së figurës solli pasoja. Kryeministri ka thënë sot se kjo përgjegjësi personale e personave që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre, ne ta ashpërsojmë, dhe një person të ndëshkohet më ashpër. Sa më i fortë ligji aq më i fortë reagim. Kryeministri ka qenë shumë i qartë. PS do vazhdojë të jetë forca motor jo vetëm në reformimin e brendshëm të saj. Do krijohet një platformë të një komunikimi në kohë reale brenda strukturave të PS ku do depozitohet CV dhe të gjitha të dhënat e tjera. Ditën e parë që është vërtetuar mospërputhshmëria e kandidaturës së Valdrin Pjetrit me pritshmëritë e Shkodrës i kemi treguar. PS nuk është bërë mburojë për askënd. Forcat e tjera politike ushqenin Xhelal Mziu në derë të burgut”, tha Balla më tej.

Por nuk mendon kështu Ditmir Bushati ish drejtues politik i qarkut Shkodër.

“Ne kemi pasur një diskutim. Çështja ka qenë situata në Shkodër e krijuar pas 30 qershorit. I kam bërë një letër kryesisë së PS. Që delegimin tim në 2015 kam pasur mundësinë për të trajtuar disa fenomene. Ne jemi një familje politike. Me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes.
Pas 30 viteve PS ka mundësinë t’i ofrojë vendit njerëzit më të mirë. Kjo nuk mund të bëhet duke shkarkuar në masë njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me situatën e krijuar. Ne nuk jemi as prokurorë as gjyqtarë. Ne kemi përgjegjësinë për trajtuar këtë fenomen. Rrënjët e tij kanë nevojë për një reformë politike që të sjellë një sistem të ri llogari dhënës.

Në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është individuale ne na takon të marrin masa dhe të krijojmë sistemi imunitare. Jam krejt i bindur nga kontaktet që kam pasur se ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta trajtuar këtë fenomen. PS është partia e intelektit. Ato gabime qe kemi bërë, i kemi përjashtuar nga radhët tona”, tha Bushati.

Zoti Bushati dërgoi edhe një mesazh indirekt duke përmendur ambasadën amerikane.

“Ato gabime që kemi bërë në të shkuarën kur njerëz të cilët kishin një të kaluar të dyshimtë i përjashtuam nga radhët tona, u përshendetëm publikisht nga SHBA, fatkeqësisht u rikthyen në tryezat tona vendim-marrëse, dhe sot na duhet që të administrorjmë pasojat e këtyre gabimeve”, tha Bushati.

Përpara mbledhjes së kryesisë të PS kryeministri Edi Ramë zhvilloi një takim me drejtorët e drejtorive rëjonale Shkodër. Ata kanë dalë kokëulur nga dera e pasme e PS pas mbledhjes me kryeministrin. Kjo video e Topchannel tregon momentim e daljes së tyre nga mbledhja. Burimet tregojne se Rama i ka bërë dush të ftohtë dhe ka shprehur pakënaqësi te thellë për mënyrën e drejtimit të institucioneve prej tyre, në raport me shërbimet e munguara për qytetarët.

Kryetarja e këshillit Bashkiak Shkodër Briselda Kadiaj tregoi se çfarë do të ndodhë me këta drejtorë.

“Të gjithë drejtorët e bashkisë Shkodër iu komunikua se duhet të japin dorëheqjen në mënyrë që të kemin një ristartim të gjithë procesit në këtë bashki. Vendet vakante do të plotësohen nga persona që do jenë brenda këtyre institucioneve. Do ngrihet një komision qytetar për të përcaktuar zëvendësuesit. Prioritet do kenë gratë për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve”, u shpreh Kadia.

Leave a Reply

%d bloggers like this: