Home / Bota / Presidenti i Italisë, Matarella i jep Contes mandatin për krijimin e qeverisë së re

Presidenti i Italisë, Matarella i jep Contes mandatin për krijimin e qeverisë së re

Presidenti i Italisë Matarela i ka dhënë mandatin për krijimin e qeverisë së re Giuzeppe Contes. Ky i fundit do të mbajë takime gjatë pasdites me grupet parlamentare për krijimin e ekzekutivit të ri.

Giuzeppe Conte pranoi me rezerva detyrën për krijimin e një qeverie të re që iu dorëzua nga presidenti Italian Sergio Matarela. Gjatë ditës kryeministri në detyrë do të takohet me grupet parlamentare për krijimin e ekzekutivit të ri.

Detyra iu dorëzua në bazë të marrëveshjes politike të arritur mes Lëvizjes me Pesë Yje dhe Partisë Demokratike. Tashmë pengesat më të mëdha nuk kanë të bëjën me një program të përbashkët qeverisës por me përcarjet brenda radhëve të demokratëve dhe postit të ri që do të ketë Luigi di Maio.

Në fjalën e tij para gazetarëve Conte falenderoi presidentin Matarela për mandatin për krijimin e qeverisë duke konfirmuar se e enjtja do të jetë një ditë e gjatë me takime.

Duke iu referuar reagimeve kundër të partive si Lega, Forza Italia, madje dhe të një pjese të partisë demokratike, Conte premtoi se ekzekutivi i ri nuk do të jetë një qeveri kundërshtuese.

Lideri i Legës Mateo Salvini deklaroi se Konte u zgjodh nga Samiti i G7-ës i mbajtur në Francë fundjavën e kaluar.

Ndërsa Berluskoni i Forca Italia u shpreh se zgjidhja e vetem janë zgjedhje të parakohshme pasi një qeveri e krijuar në këto baza nuk mund të funksionojë

Leave a Reply

%d bloggers like this: