Home / Rajoni / Bullgari: “Banka DSK”nuk garantoi konfidencialitetin e klientëve, gjobitet me 511 mijë euro

Bullgari: “Banka DSK”nuk garantoi konfidencialitetin e klientëve, gjobitet me 511 mijë euro

Një gjobë me përmasë 511 mijë euro iu imponua njërës prej bankave të mëdha në Bullgari -“Banka DSK”, sepse nuk ka garantuar konfidencialitetin e të dhënave personale të klientëve të vet. Këtë e njoftoi Komisioni për mbrojtjen e të dhënave personale. Në mënyrë të padrejtë janë zbuluar të dhëna për më shumë se 33 000 klientë dhe një numër të madh personash të tretë. Bëhet fjalë për emrat e klientëve, numrat e tyre personalë, kartat e identitetit, të dhënat personale dhe biometrike si ngjyra e syve dhe gjatësia, numri i llogarive dhe madje të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: