Duke folur për median italiane “Il giornale.it”, Kreu i Shtetit ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për masa më të forta për të zhdukur problemin e drogës, duke shtuar se fitimet nga trafiku i drogës janë shumë më të larta në vendin tonë në krahasim me vende të mëdha si Italia apo Gjermania.

“Ishte e papranueshme që vitet e fundit nuk janë bërë hetime të thella për këto ngjarje, është një nga rastet më të rënda të funksionimit të shtetit të së drejtës, zgjedhjet e rregullta janë zgjidhja e këtyre problemeve.

Ne gjithashtu kemi nevojë për masa më të forta për të zhdukur problemin e drogës, fitimet që rrjedhin nga trafiku i drogës janë shumë më të larta në Shqipëri në krahasim me fuqinë e ekonomisë sonë në krahasim me kombet më të mëdha si Italia apo Gjermania”, është shprehur Ilir Meta.