Home / Politika / “Përplasja me Ramën arriti kulmin”, Meta: Nëse nuk do të shtyja zgjedhjet, do kishte …!

“Përplasja me Ramën arriti kulmin”, Meta: Nëse nuk do të shtyja zgjedhjet, do kishte …!

Presidenti i Repubikës, Ilir Meta, ka folur për mediet italiane lidhur me krizën e thellë politike në Shqipëri, duke u shprehur se nëse nuk do të kishte shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit, do të kishte përplasje politike.
Në një intervistë për “Ilgiornale.it”, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se përplasja institucionale me kryeministrin Edi Rama arriti kulmin në muajin qershor, kur qeveria vendosi t’i kryejë zgjedhjet pa partitë opozitare.
“Ilir Meta po përjeton momentin më të ndërlikuar që kur u zgjodh president në vitin 2017, përplasja institucionale me kryeministrin Edi Rama arriti kulmin në qershor kur, megjithë vendimin e presidentit për të shtyrë zgjedhjet administrative me një dekret, qeveria ka vendosur t’i kryejë ato pa partitë e opozitës duke nxitur protesta të shumta dhe vetëm 23% e votuesve shkuan në votime.
Nëse nuk do të kisha nxjerrë dekretin për të shtyrë zgjedhjet në 13 tetor, një datë jo rastësore sepse procesi i pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian diskutohet më 18 tetor, do të kishte qenë e pashmangshme një përplasje mes dy fraksioneve politike.
Ndërsa unë veproja sipas Kushtetutës, përgjegjësia e kryeministrit ishte që ai nuk e kuptonte që zgjedhjet e mbajtura në këtë mënyrë ishin problem për negociatat. Zgjedhjet e qershorit nuk ishin as kushtetuese, as ligjore, as legjitime. Vetëm gjykata kushtetuese mund të sfidojë dekretin e Presidentit, e fatkeqësisht veprimtaria e kësaj gjykatë është pezulluar nga vullneti i kryeministrit Rama.
Për të kuptuar parregullsinë e këtij procesi zgjedhur, mjafton të themi se në të 61 bashkitë në të cilat u votua fituan socialistët sepse nuk kishin asnjë kundërshtar, si gjatë regjimit komunist”, thekson Presidenti Meta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: