Home / Rajoni / Bullgari: Su 25 i Forcave Ajrore është dërguar për t’u riparuar në Bjellorusi

Bullgari: Su 25 i Forcave Ajrore është dërguar për t’u riparuar në Bjellorusi

Avioni Su-25 i Forcave Ushtarako-Ajrore bullgare është dërguar për t’u riparuar në Bjellorusi ku pritet edhe dërgimi i akoma 3 makinave.

Që të jetë i mundur riparimi, u parashtruan ndryshime në legjislacionin bullgar, me të cilat Ministria e Mbrojtjes mori të drejtën të lëshojë certifikata për eksportin e një teknike të tillë.

Ky ndryshim ligjor u imponua për shkak të faktit se Ministria e Ekonomisë, e cila kishte të drejta të tilla, nuk e dha lejen e domosdoshme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, Bullgaria ka gjithsej 14 avionë Su-25, ndërsa ambicia e Ministrit të Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov është që të paktën 10 prej tyre të meremetohen deri në fund të mandatit të tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: