Kronika

Gent Ibrahimi: Jemi pranë finalizimit të SPAK, ja synimet tona

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi ka folur për News24 duke treguar detaje nga puna për ngritjen e SPAK, ose Prokurorisë së Posaçme.

Në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala, Ibrahimi tha se ngritja e SPAK është pranë finalizimit dhe se në garë janë 15 kandidatë por se do diskutohet nëse SPAK mund të ngrihet me një numër minimal anëtarësh.

“Ne kemi diskutuar dhe më herët që numri mund të jetë dhe më i pakët. Këtë sezon shpresojmë ta finalizojmë me SPAK. Ne do diskutojmë se cili do jetë numri minimal që mund të ngremë SPAK”, u shpreh ai.

“Ne sot nisim sezonin e ri të punës të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Padyshim që në fillim të këtij sezoni shpresojmë të finalizojmë procesin afatgjatë të ndërtimit të Prokurorisë së Posaçme. Ne në këtë moment, nga ai grup prej 15 prokurorësh që kemi përzgjedhur si kandidatë për në SPAK presim verifikimin e kushtit të fundit që është kalimi prej tyre i procesit të vettingut. 5 prej tyre e kanë kaluar plotësisht dhe mund të emërohen çdo çast nga ana jonë, sidoqoftë ne presim një numër të arsyeshëm. Se çfarë është ky numër i arsyeshëm do të jetë vendim i Këshillit”, deklaroi Ibrahimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button