Kronika

KLP rinis punën/ Ibrahimi: SPAK në fazën finale, me rëndësi emërimi i Kryeprokurorit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh këtë të hënë për të diskutuar për projektvendimin për miratimin e rishikimit tё projektbuxhetit afatmesёm 2020-2022( faza teknike) tё Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Në mbledhje të ftuar janë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.

Në rend të ditës është shqyrtimi i projekt–vendimit për miratimin e rishikimit tё projekt-buxhetit afatmesёm 2020-2022( faza teknike) tё Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KLP ka pasur në dispozicion, relacionin dhe projekt -vendimin pёr miratimin e projekt-buxhetit afatmesёm 2020-2022 tё Këshillit të Lartë të Prokurorisë, hartuar nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit si edhe pasqyrat financiare shpjeguese.

Gent Ibrahimi, kreu i KLP tha se këtë seksion të punimeve pritet të merren vendime të rëndësishme. “Kemi vendimin për emërimin e anëtarëve të SPAK, Prokurorisë Speciale. 5 prej kandidatëve kanë kaluar Vettingun dhe mund t’i emërojmë menjëherë, por do presim të mbyllin Vetingun të gjithë kandidatët. Këtë seksion do i japim Kryeprokuror të Përgjithshëm me mandat të plotë”, theksoi Ibrahimi në çelje të punimeve.

KLP miratoi me 10 vota pro projektvendimin për miratimin e rishikimit të buxhetit afatmesëm 2020-2022 te KLP

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button