Politika

Përfundon Konferenca e Kryetarëve, miratohet kalendari i punimeve

Pushimet mbaruan. Deputetët e e rinj dhe ato më me përvojë i rikthehen sot jetës parlamentare. Konferenca e Kryetareve, e cila i parapriu seancës plenare të pasdites miratoi kalendarin 3 javor të punimeve.
Parlamenti e nis punën me dekretet Presidenciale. 4 të parat pritet të shqyrtohen në seancën e 12 shtatorit, ndërsa 5 projekligjet më të nxehta të cilat Ilir Meta refuzoi ti firmosë, janë parashikuar në datën 19 shtator.

Koncesioni i rrugës Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat, pr.ligji për PPP apo ai për Akademinë e Shkencave dhe Kodin Penal janë paralajmëruar të rrëzohen nga shumica parlamentare, e cila i ka 71 votat e nevojshme.

Por, nëse për dekretet mazhoranca mund të përdorë fuqinë e kartonave e vetme, ndihma e opozitarëve të rinj i duhet për një tjetër përballje me Presidentin. Atë për shkarkimin e tij. Shumica absolute e 94 votave kërkon edhe bashkëpunim më të rinjtë.

Por,fati Presidentit pritet të mos vendoset para mbërritjes së opinionit të Venecias, ndërsa hetimi parlamentar përfundon në nisje të Tetorit. Ky sesion, është edhe sesioni i Reformës Zgjedhore, komisioni i së cilës ka afat deri në nëntor, por shumica për ndryshimin e kodit electoral pret edhe kontributin e Partisë Demokratike, e cila për herë të parë nga aktiviteti i saj historik parlamentar nuk do jetë në thirrjen e parë të Parlamentit për këtë session.

Jashtë Kuvendit, aksioni i saj do zhvendoset edhe këtë sesion në rrugë, me protesdta popullore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button