Home / Ekonomia / Turizëm, Shqipëria po rrit kapacitet akomoduese, lejet u rritën me 22%

Turizëm, Shqipëria po rrit kapacitet akomoduese, lejet u rritën me 22%

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, duke u shndërruar në një nga destinacionet në zhvillim në industrinë e turizmit. Për t’ju përgjigjur kërkesës së shtuar, të dhënat nga INSTAT tregojnë së është rritur numri i investimeve në hoteleri, që pritet të shtojë kapacitetet akomoduese.

Në gjashtë muajt e parë të vitit lejet e ndërtimit të hoteleve janë rritur me 22% si numër, ndërsa si sipërfaqe ndërtimi është rritur me disa fish në krahasim me të njëjtin periudhë një vit më parë.

Vetëm gjatë tremujorit të dytë të këtij viti janë dhënë 11 leje ndërtimi me një sipërfaqe totale prej 25 mijë metra katror, me një sipërfaqe mesatare prej 2200 metra për hotel. Gjatë tremujorit të parë të 2019-s, u dhanë 28 leje ndërtimi për hotel me një sipërfaqeje në total që i kalonte 286 mijë metra katror, duke shënuar kështu një numër dhe sipërfaqe rekord.

Prej 2015-s janë dhënë më shumë se 180 leje ndërtimi për hotele në të gjithë vendin.

Mujat e fundit është rritur interesi për të investuar në sektorin e hotelerisë. Shqipëria renditet e fundit në Europë dhe rajon për numrin e strukturave akomoduese. Sipas të dhënave të INSTAT në 2018 numëroheshin 38 mijë shtretër, duke u listuar të fundit e rajonit.

Kështu, në Mali e Zi në 2018-n kishte 43 mijë shtretër që ofroheshin për akomodimin e turistëve,  ndjekur nga Islanda dhe Malta me 45 mijë, Maqedonia e Veriut me 48 mijë.

Franca dhe Italia mbajnë rekord për numrin e strukturave akomoduese me përkatësisht 5 milionë e 112 mijë dhe 5 milionë e 107 mijë shtretër. Të ndjekur nga Anglia dhe Spanja, me 3.9 dhe 3.6 milionë shtretër.

Në Greqi dhe Kroaci, vendet ballkanike ku industria e turizmit është mjaft e zhvilluar, numri i shtretërve që ofrohet për turistët i kalon 1 milionë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: