Kronika

Gjeneral Kollçaku në Athinë: Mundësi bashkëpunimi me Greqinë në fushën e mbrojtjes

Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku u prit nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Gjeneral Christos Christodoulou dhe Ministri i Mbrojtjes, SH.T.Z. Nikolaos Panagiotopoulous.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Gjeneral Christos Christodoulou, më datë 30 Gusht 2019, zhvilloi një vizitë zyrtare në Greqi.

Fillimisht, ai u prit në takim nga homologu i tij grek, me të cilin u diskutua për mjedisin e sigurisë në vendet respektive, Ballkan e më gjerë, për bashkëpunimin dypalësh në fushën ushtarake dhe perspektivën e rritjes dhe forcimit të këtij bashkëpunimi. SHSHPFA vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e Forcave të Armatosura Greke në procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike si dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të tyre.

Gjatë vizitës, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku u prit në takim edhe nga Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, SH.T.Z. Nikolaos Panagiotopoulous, i cili vlerësoi klimën e bashkëpunimit në fushat politike dhe ushtarake ndërmjet dy vendeve si dhe kontributin e faktorit shqiptar në ndërtimin e Greqisë.

Të dy palët theksuan se, në kuadër të fqinjësisë së mirë që ekziston ndërmjet dy vendeve, nevojitet të rritet e thellohet më tej edhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button