Bota

Franca i ofron Iranit 15 miliardë dollarë për blerjen e naftës së saj

Sipas një deputeti iranian, Franca ia ka ofruar Iranit një shumë kreditore prej 15 miliardë dollarësh për blerje paraprake të naftës në këmbim të respektimit të marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore.

Sipas ligjvënësit konservator iranian, Ali Motahari, ky plan ka qenë pjesë e bisedave telefonike mes presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe presidentit iranian, Hassan Rouhani dhe në takimin mes presidentit francez dhe ministrit të jashtëm të Iranit, Javad Zarif.

Franca ka propozuar që ta transferojë shifrën prej 15 miliardë dollarësh në tri pjesë, nëse Irani i kthehet zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe t’i tërheqë kërcënimet e muajve të kaluar për rritjen e pasurimit të uraniumit.

Raportohet se disa diplomatë evropianë kanë filluar ta mbështesin propozimin francez për dhurimin e të hollave Iranit në këmbim të zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Kështu kanë thënë zyrtarët e afërt me këtë çështje.

Ministri i jashtëm iranian, tha se vendi i tij do të vazhdojë të shkelë më shumë pika të marrëveshjes bërthamore, nëse Evropa dështon ta mbrojë Iranin nga sanksionet amerikane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button