Ekonomia

IAP gati në shtator 2020, projekti paraprak në përfundim

Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi planifikojnë të përfundojnë hartimin paraprak të tubacionit Jon-Adriatik (IAP) deri në shtator të vitit të ardhshëm.

“Projekti aktualisht po zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar dhe ne jemi të kënaqur jo vetëm me dinamikën e aktiviteteve të deritanishme, të cilat janë rezultat i angazhimit për projektin e të gjitha vendeve përmes të cilave shkon IAP, por edhe me cilësinë e lartë të aktiviteteve të përfunduara deri më tani, “cituan mediat malazeze, me burime nga ministria e ekonomisë.

Katër kompani – Bonus i Malit të Zi, Albgaz i Shqipërisë, BH-Gas i Bosnjës dhe Plinacro i Kroacisë, javën e kaluar ranë dakord për përfshirjen e një ndërmarrje të përbashkët për ndërtimin e tubacionit, në të cilën të gjitha kompanitë do të mbajnë aksione të barabarta.

IAP është një tubacion i propozuar i gazit natyror në Europën Juglindore (SEE) që do të shtrihet nga Shqipëria përmes Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, në Split në Kroaci. Ajo do të lidhet me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP). Kapaciteti i gazsjellësit do të arrijë në pesë miliardë metra kub gaz në vit. Gjatësia totale e tubacionit është 511 kilometra. Tubacioni Jon-Adriatik (IAP) është planifikuar të transportojë gaz natyror nga Fieri, nëpërmjet Malit të Zi dhe Bosnjës, në Split në Kroaci. Tubacioni 516 km do të jetë i dyanshëm dhe kapaciteti i tij vjetor mendohet të jetë 5 miliardë metra kub.

Në Fier, IAP do të lidhej me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), një projekt në ndërtim e sipër nga një konsorcium që përfshin SOCAR. TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan në Europë.

Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi nënshkruan në gusht 2016 një memorandum mirëkuptimi me SOCAR mbi projektin IAP.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button