Politika

OSBE-ODIHR: Administrata e njëanshme zgjedhore minoi besimin e publikut tek procesi zgjedhor

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin final të zgjedhjeve të 30 qershorit.
Raporti, i cili përbëhet nga 34 faqe, ka me detaje të analizuara të gjitha fushat duke adresuar të gjitha shkeljet e mundshme si në spektrin e e përgjithshëm politik e deri tek çështjet ligjore.
“Deklarata e gjetjeve paraprake dhe përfundimeve të lëshuara nga MOM i ODIHR më 1 korrik konkludoi se “Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën me pak kujdes për interesat e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, dhe qeveria vendosi të mbajë zgjedhje pa të. Në klimën e një bllokimi politik dhe të polarizimit, votuesit nuk kishin zgjedhje kuptimplota midis opsioneve politike. Në 31 nga 61 bashki kandidatët për kryetarë garuan pa kundërshtarë. Kishte pretendime të besueshme për qytetarët që po bënin presion nga të dy palët. Konfrontimi politik çoi në pasiguri ligjore, dhe u morën shumë vendime të administratës zgjedhore me objektiv politik për të siguruar zhvillimin e zgjedhjeve. Votimi u zhvillua në përgjithësi në mënyrë paqësore dhe të rregullt dhe numërimi u vlerësua pozitivisht në përgjithësi, megjithëse disa procedurat nuk janë ndjekur gjithmonë si duhet ”, thuhet në fillim të raportit.
Në raport OSBE/ODHIR vlerëson se dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht paqësore, megjithë tensionet dhe përplasjet e izoluara nga në një numër i vogël të komuniteteve.
Sa i përket debatit për numrin e pjesëmarrësve në votime, duke referuar në Raport shifrën e KQZ, në raport thuhet: “Votuesve jo gjithmonë ju kontrollua gjurma e bojës apo jo gjithmonë u shenjua me bojë përpara dhënies së fletës së votimit. Në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime dukshëm identike, që janë provë e votimit me përfaqësim nga të tjerë. Në listë janë nënshkrime identike për llogari të disa personave, apo mos shënjimi me bojë, ngre dyshimin e madh se numri i votuesve është rritur artificialisht, nëpërmjet votimit të një personi ne emër të disa personave”.
Ky raport, citon OSBE/ODHIR ofron rekomandime për të mbështetur përpjekjet për të çuar më tej procesin zgjedhor në Shqipëri në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për demokratike zgjedhjeve. Rekomandimet prioritare kanë të bëjnë me angazhimin e palëve të zgjedhura në një dialog gjithëpërfshirës mbi reformën zgjedhore, garantimin e të drejtës së zgjedhësve për zgjedhje të lira, eleminimin e problemit të gjatë të keqpërdorimit të burimeve administrative, forcimin e pavarësisë dhe paanshmërisë të administratës zgjedhore dhe gjyqësorit dhe hetime efektive të shkeljeve elektorale.
Sipas ODIHR, qytetarët, sidomos ata të administratës publike, kanë pasur presion për të treguar preferencat politike, gjë që bie ndesh me paragrafin 7.7 të Dokumentit të Kopenhagenit të vitit 1990.
ODIHR mori ankesa nga disa qytetarë, të cilët, po të votonin, ose po të abstenonin, do të ekspozonin përkatësinë e tyre politike në komunitet. Shumë prej tyre përshkruan kërcënime të drejtpërdrejta me heqje nga puna ose nga skema e përkrahjes shoqërore.
ODIHR mori akuza sipas të cilave thuhej se pavarësisht kufizimeve të reja në strukturën ligjore, dhe pavarësisht masave të paraqitura në maj, punonjësit e administratës publike kanë apsur presion ët drejtpërdrejtë për t’u angazhuar në veprimtari politike gjatë orëve të punës.
Kryebashkiakja e Shkodrës (PD) i urdhëroi të gjithë punonjësit e administratës publiken që të punonin nga ora shtatë e mëngjesit e deri në shtatë të mbrëmjes, më 29 dhe 30 qershor.
ODIHR vuri re disa zyrtarë të administratës vendore, të shërbimeve të shëndetësisë dhe të arsimit që ishin bërë pjesë e mitingjeve të PS-së në shumë qytete, të cilat mbaheshin menjëherë pasi mbaronte orari zyrtar i punës.
ODIHR vuri re një perceptim ët gjerë në publik se punësimi në sektorin publik varet shumë nga përkatësia politike.
Në lidhje me depolitizimin e administratës zgjedhore, ODIHR shkruan se “ligji ofron mundësi që partitë politike të përfaqësohen në mënyrë të barabartë në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore.
ODIHR ka rekomanduar që këto emërime të bëhen në mënyrë të depolitizuar, por në këto zgjedhje, emërimet u përdorën nga partitë për manovra politike në kurriz të paanshmërisë.
Refuzimi i opozitës për të emëruar anëtarët e tyre, e kombinuar me interpretimin e ligjit nga KQZ në mënyrë të tillë që anëtarët mund t’i emërojnë vetëm partitë që kundërshtojnë zgjedhjet, e la administratën zgjedhore pa ekuilibra politikë. Si rrjedhojë, vëzhguesit e ODIHR-it shprehën që pati mungesë besimi në komisionet e të gjitha niveleve.
Ashtu si dhe me rekomandimet e mëparshme, duhen menduar formula alternative ëpr të emëruar anëtarët e administratës  zgjedhore, në mënyrë që të rritet besimi në publik. Këto formula duhet të shoqërohen nga masa procedurale që të garantojnë pavarësinë e tyre.
Në përfundim përsa i përket pjesëmarrjes së përgjithshme në votime OSBE/ODHIR thotë së është 22.96 për qind.

Disa nga rekomandimet e ODIHR:

  1.  Në mënyrë që të forcohet demokracia pluraliste, që të sigurohet e drejta e qytetarëve për të qenë pjesë e qeverisjes dhe që përgjegjësia të ndahet bashkërisht për procesin zgjedhor, partitë politike dhe aktorë të tjerë duhet të angazhohen në dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës, si dhe të lehtësojnë reformën zgjedhore duke iu adresuar rekomandimeve në këtë raport dhe atyre në raportet e mëparshme të ODIHR-it.
  2.  Autoritetet dhe partitë politike duhet të marrin masa për të eliminuar problemin e keqpërdorimit të burimeve administrative gjatë dhe midis zgjedhjeve. Autoritetet duhet të miratojnë rregulla të sakta që të përcaktojnë se si të shmanget përdorimi i burimeve publike për qëllime zgjedhore. Duhen ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të arritur depolitizimin e shërbimeve civile publike, dhe që votuesit të mos kenë presion për të marrë pjesë në mitingje zgjedhore, apo që të votojnë për një parti specifike.
  3.  Autoritetet duhet të garantojnë të drejtën e votuesve për votime të fshehta e të lira. Procedura e votimit duhet të rishikohet për të garantuar fshehtësinë e votës dhe mbrojtje ndaj ndikimeve politike. Rëndësa e fshehtësisë së votës duhet të theksohet gjatë trajnimit të komisionerëve si dhe të përfshihet në materialet e ndërgjegjësimit të votuesve.
  4.  Siç është rekomanduar edhe në raportet e mëparshme të ODIHR, duhen menduar formula alternative ëpr të emëruar anëtarët e administratës  zgjedhore, në mënyrë që të rritet besimi në publik. Këto formula duhet të shoqërohen nga masa procedurale që të garantojnë pavarësinë e tyre.
  5.  Të gjitha institucionet që kanë përgjegjësi në zgjedhje duhet të jenë në funksion të plotë gjatë periudhave zgjedhore. Duhet të garantohet pavarësia dhe paanshmëria e KQZ-s dhe gjyqësorit.
  6. Institucionet ligjzbatuese duhet të hetojnë në mënyrë të kujdesshme, të shpejtë e transparente, të gjitha pretendimet për shkelje të ligjeve zgjedhore. Qeveria duhet të krijojë një procedure që t’u japë mundësinë punonjësve të administratës publike që të raportojnë presione politike që mund t’u jenë bërë në lidhje me vendet e punës. Këta persona duhet të kenë mbrojtje të plotë të garantuar nga ligji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button