“Ndërsa gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji është i konstituuar, ata i nënshtrohen “procesit të vettingut” në vazhdim, i cili mund të ndikojë në sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojë potencialisht në pavarësinë e tyre”, thuhet në raportin e OSBE-së.
Ky raport tregon se Kolegji Zgjedhor u ndikua për shkak të vettingut për të lënë në fuqi datën 30 qershor, ndërsa doli kundër dekretit të ri të Metës
Raporti i OSBE/ODIHR e quan të paligjshëm mospublikimin në Fletoren Zyrtare të dekretit të Presidentit Ilir Meta për 13 tetorin si datë zgjedhjesh.
“Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerrë nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”- thuhej mes tjerash.