Kronika

Valë arrestimesh në Tiranë, kapen rreth 20 biznesmenë të njohur

Një valë e gjerë arrestimesh është kryer këtë mbrëmje në Tiranë, me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit. Burime te brendeshme deklaruan, se arrestimet janë bërë në bashkëpunim me Hetimin Tatimor.
Mësohet se deri më tani në pranga kanë rënë të paktën 20 persona, shumica e cilëve janë biznesmenë, pasi akuzohen për shmangie të detyrimeve tatimore.
Ndërkohë që aksioni vijon ende, mësohet se të arrestuarit janë ndërtues rrugësh, të cilët kanë mashtruar me skemat e TVSH.
Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Hetimin Tatimor kanë kryer aksionin, ndërkohë që me çështjen po merret personalisht prokurorja Elisabeta Imeraj dhe Val Prenci. Biznesmenët akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në subvencione”, e cila sipas ligjit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet. Ndërkohë të dyshuar janë 50 persona.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button