Politika

Anulimi i 30 qershorit/ Meta mbrohet me precedentin bullgar: E ka vendosur Gjykata e Strasburgut, jo zgjedhje me 1 kandidat

Në Komisionin Hetimor ku po merret në pyetje nga deputetët për akuzën e shkeljes së Kushtetutës, presidenti Ilir Meta e ka mbrojtur vendimin për zhdekretimin e 30 qershorit me precedentin bullgar në Gjykatën e Strasburgut.
“Nuk ka shumë hapësira për të bërë interpretime se çfarë do të thotë të zgjedhësh, pasi jo vetëm Kushtetuta jonë që është e qartë, por edhe Kontevnta e të Drejtave të Njeriut, e sqarojnë shumë mirë dallimin midis votimit dhe zgjedhjeve”, tha Meta.

Më tej, presidenti paraqiti edhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut, të vitit 2015, që sipas tij ka përcaktuar se zgjedhjet me një kandidat janë fiktive duke u mohuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur.

“Gjykata e Strasburgut, në vitin 2015, ka marrë një vendim që ka ardhur si rezultat i shqyrtimit të një çështje të ngjashme kundër Bullgarisë, ku disa shtetas bullgarë me origjinë turke kanë pretenduar shkeljen e të drejtës së votës së tyre. Gjykata ka arsyetuar se: e drejta e votës e garantuar nga neni 3 i Protokollit nr.1 nuk është e limituar në veprimin e zgjedhjes së një kandidati dhe hedhjen e votës në kutinë e votimit. Vota e çdo zgjedhësi duhet të krijojë mundësinë e këtij të fundit të ndikojë në formimin e organeve ligjvenëse, në të kundërt e drejta votës, procesi i zgjedhjeve dhe për rrjedhojë edhe rendi demokratik në përgjithsësi, do t’i mungonte e drejta në substancën e saj. Pra, të thuash zgjedhje me një kandidat do të thotë të bësh një proces fiktiv, pra qytetarëve u mohoet e drejta për të zgjedhur. Për këtë çështje, Bullgaria u dënua me një gjob të caktuar”, tha Meta.

Sipas Metës, me vendimin për të anuluar 30 qershorin, Presidenca e Shqipërisë ka mbrojtur të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button