Ekonomia

Ngec konsumi, inflacioni vetem 1.4% në gusht, në kulmin e sezonit

Ndonëse gushti dhe korriku janë muajt me konsumin më të lartë, për shkak të numrit të lartë të turistëve që kanë ardhur në vend, kjo nuk duket që të ketë ndikuar në gjallërimin e konsumit.

Inflacioni (ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit) në gusht rezultoi vetëm 1.4%, çka nënkupton se çmimet ishin 1.4% më të larta në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke qenë shumë poshtë objektivit të shënjestruar prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

Ndonëse në pamje të parë mosrritja e çmimeve duket pozitive, ai është një tregues I mungesës së konsumit, që nga ana e tij ndikon në të ardhurat e ndërmarrjeve dhe planete  tyre për investime. Inflacioni I ulët mund të jetë një sinjal I problemeve ekonomike dhe mund të jetë I lidhur me dobësinë e ekonomisë.

Sipas të dhënave të INSTAT, Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2019 është 1,4 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2019, krahasuar me Korrik 2019, është 0,3 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.  Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me  +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Transporti” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Gusht 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,4 %, pasuar nga grupet “Argëtim e kulturë” me 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me nga 1,5 % secili, “Transporti” me 1,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili, “Veshje dhe këpucë” me 0,2 %, etj, ndërsa  çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,1 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 11,4 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,0 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 2,7 %, “peshk” 1,8 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 1,2 %, etj, nërsa çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 0,7 %.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Korrik 2019, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 1,6 %, pasuar nga “Argëtim dhe kulturë” me 1,5 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me nga 0,4 % secili, “Pije alkolike dhe duhan” me 0,2 %, ndërsa çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,2 %.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button