Home / Rajoni / Mitsotakis: Greqia kundër hapjes së bisedimeve për Shqipërinë në BE

Mitsotakis: Greqia kundër hapjes së bisedimeve për Shqipërinë në BE

Kreu i qeverisë greke ka theksuar se për këtë çështje ka biseduar gjatë vizitave të tij të fundit me presidentin francez Makron, kryeministrin hollandez Route dhe kancelaren gjermane Merkel.

“Jam plotësisht i qartë në këtë çështje , ja kam transmetuar edhe presidentit Makron, edhe kryeministrit holandez Route, edhe kancelares Merkel pasi priten bisedime në Këshillin Europian në tetor. Nuk jemi atje ende. Do të duhet të shohim ndryshime me vepra të qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj minoritetit kombëtar grek”- u shpreh Mitsokatis.

Deklarata e Mitsotakit vjen vetëm disa javë pas paralajmërimeve të bëra nga ministri i Jashtëm Nikos Dhëndias gjatë prezantimit të programit të qeverisë së re greke ,ndërsa burime qeveritare shprehen se ndjekin me kujdes dhe vëmendje zhvillimet politike të muajve të fundit në Shqipëri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: