Ekonomia

Xhiroja e biznesit 16 mld euro/ Ja 10 kompanitë më të mëdha të ekonomisë shqiptare

Vitin e kaluar xhiro totale e faturar nga të gjitha biznese në Shqipëri ishte sipas INSTAT rreth 2 mijë e 37 miliardë lekë ose 16 miliardë euro. Por 18 për qind e kësaj xhiro erdhi nga vetëm 10 kompani.
Edhe për 2018-ën lista e më të mëdhenjve të ekonomisë shqiptare dominohet sërish nga kompanitë e karburanteve, monopolet shtetërore të energjisë, bankat dhe kompanitë e ndërtimit.

Në podin e kompanisë më të madhe në vend renditet Kastrati. Shoqëria e importimit të karburanteve me shumicë faturoi vitin e kaluar 62.2 miliardë lekë ose 500 milionë euro falë edhe rritjes së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, që rrit qarkullimin e kompanive të cilat importojnë këtë produkt.

OSSHE, monopoli shtetëror i shpërndarjes së energjisë u rendit në vendin e dytë me 443 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë rezulton banka kombëtare tregtare me 361 milionë euro.

Në dhjetëshen e kompanive më të mëdha në vend për nga xhiro e realizuar, këtë herë ka një hyrje të re. Western Atlas International, një kompani me qendër në Fier që merret me operacionet hidrokarbure rezulton kompania e katërt më e madhe në vend për 2018-ën duke arkëtuar rreth 290 milionë euro.

Më pas në listën renditet me ardhë Spiecapag Shqipëria dhe Bankers Petroleum. E parë është nënkontraktore e gazsjellësit tap ndërsa kompania e dytë shfrytëzon me konçesion vendburimin e naftës së Patos-Marinzës.

Lista e dhjetëshes më të madhe në vend mbyllet me prodhuesin e çelikut Kurum, kompaninë e naftës Genclaudis si dhe korporatën elektroenergjetike shqiptare.

Por kjo është renditja sipas xhiros. Ndërsa lista e kompanive që fituan më shumë para është krejtësisht tjetër dhe kryesohet nga KESH dhe Operatori i Shpërndarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button