Politika

Shkarkimi i Metës/Delegacioni i Komisionit të Venecias takime me përfaqësues të partive politike

Delegacioni i Komisionit të Venecias nisi sot takimet në Tiranë, me drejtuesit më të lartë të institucioneve shqiptare, pas nismës së maxhorancës për të shkarkuar nga detyra Presidentin Ilir Meta.

Delegacioni i Komisionit të Venecias nisi axhendën zyrtare të takimeve në Kuvend, me një takim me kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputetë anëtarë të grupit.

Në vijim delegacioni po zhvillon takime me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Rudina Hajdarin, Nimet Musain, Adriatik Alimadhin dhe deputetë anëtarë të këtyre grupeve.

Ndërsa në orën 11:00-11:55, delegacioni i Komisionit të Venecias do të pritet në takim nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Më herët në mëngjes, Delegacioni i Komisionit të Venecias zhvilloi një takim informal me përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha.

Komisioni i Venecias vjen në Shqipëri pasi Kuvendi i kërkoni mendim lidhur me procesin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Presidenti Ilir Meta dha dje shpjegimet para Komisionit Hetimor, ku ndër të tjera u shpreh se anuloi dekretin se kishte informacione se do të digjej Kuvendi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button