Home / Kronika / Pas Tahirit, Prokuroria kërkon 12 vite burg edhe për Jaeld Çelën

Pas Tahirit, Prokuroria kërkon 12 vite burg edhe për Jaeld Çelën

Prokuroria ka kërkuar 12 vjet burg, që konvertohet në 8 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, njëjtë edhe për Jaeld Çelën, ish-kreun e Policisë së Vlorës. Pretenca për ish-kryepolicin e Vlorës, është dhënë në mungesë pasi Jaeld Çela ndodhet në arrati.

Kërkesa e Prokurorisë ulet në 8 vite burg, për shkak se Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkurtuar, që rrjedhimisht e ul dënimin me 1/3.

Tahiri akuzohet nga Prokuroria për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Seanca u mbajt për më shumë se 2 orë, ku Tahiri shoqërohej nga avokati i tij Maks Haxhia.

Leave a Reply

%d bloggers like this: