Kronika

3.4 mln euro në “Toyota Yaris”, prokuroria iu njofton akuzat të dyshuarve, çështja gati për gjykim

Çështja e shumës marramendëse të parave të zbuluara në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit, pritet të kalojë brenda disa ditësh në gjykatë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Prokororia për Krime të Rënda u ka njoftuar zyrtarisht akuzat të dyshuarve për çështjen e Toyota Yaris dhe pritet që dosja të kalojë për gjykim brenda 10 ditësh.

Të arrestuar për çështjen janë shtetasit Alban Mollaymeri, Edi Lika, Klevi Cani dhe Agim Cekaj, ndërsa janë në kërkim nga policia kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi.

Ndërkohë mësohet se Prokuroria do të veçojë një çështje tjetër penale për të hetuar bashkëpunëtorët. Për Agim Cekajn është pushuar akuza dhe do dërgohet në gjyq vetëm për armëmbajtje pa leje. Nga hetimi rezulton që Cekaj s’ka pasur asnjë dijeni por thjesht paguhej  si shofer nga Edi Lika.

Më 24 qershor të vitit të kaluar u kapën në Durrës 3.4 milionë euro në dy mjete “Toyota Yaris” të ardhura nga Belgjika.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button