Home / Politika / Rama pas takimit me Merkel: I inkurajuar nga vlerësimet pozitive ndaj Shqipërisë

Rama pas takimit me Merkel: I inkurajuar nga vlerësimet pozitive ndaj Shqipërisë

Pas takimit të zhvilluar sot me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Kryeministri Edi Rama shprehet se ndihet i vlerësuar nga predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares.

Kreu i qeverisë thekson pas përfundimit të takimit me kancelaren Merkel “shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel”.

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ndërsa më herët zhvilloi një takim me Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, ku pati një bashkëbisedim të hapur dhe pozitiv.

Leave a Reply

%d bloggers like this: