Politika

Presidenti i Këshillit të Europës mbërrin në Tiranë, nis takimin me Ramën

Presidenti i Këshillit Europian Tusk ka mbërritur në Tiranë. Ai do të takojë kryeministrin Edi Rama në orën 15.00.
Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, erdhi sot në Tiranë, në kohën kur BE duhet të marrë një vendim për Shqipërinë për negociatat.
Zyrtari i lartë i BE do të pritet në orën 15:00 nga kryeministri Edi Rama, ndërsa do të ketë dhe takime me aktorët politikë kryesor në vend.
Pas takimit me kryeministrin, kreu i KiE do të mbajë edhe një konferencë për mediat në orën 15:35.
Vizita e kreut të KE në Tiranë vjen vetëm një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Paraditen e sotme Tusk ishte në Maqedoninë e Veriut me të njëjtën axhendë.
Në 18 tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin përgjigje përfundimtare nga Europa e Bashkuar për negociatat me BE-në.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button