Home / Politika / “Ylli i madh i mirënjohjes” për Donald Tusk, Rama: Avokat i procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në

“Ylli i madh i mirënjohjes” për Donald Tusk, Rama: Avokat i procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot përpjekjet konstante të Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, si avokat i procesit të zgjerimit dhe afrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor, specifikisht Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me Bashkimin Europian.

Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, dolën sot në një deklaratë të përbashkët për shtyp, pas takimit në selinë e Kryeministrisë.

Rama nënvizoi qetësinë me të cilën Presidenti Tusk është shprehur gjithmonë në raport me këtë proces, ndërsa i akordoi Presidenti Tusk “Yllin e madh të mirënjohjes”.

“Jam shumë mirënjohës për vizitën e sotme të Presidentit Tusk, i cili është sot këtu dhe në rajon, në funksion të një prej pikave të palëvizshme të referimit të lidershipit të tij, procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Nga ana tjetër më vjen shumë mirë që pata mundësinë ta falënderoj Presidentin këtu në Tiranë, për gjithçka ka bërë dhe gjithashtu të ndaj me të dhe një moment të veçantë për mua dhe për ne, shpresoj dhe për të, duke i akorduar ‘Yllin e madh të mirënjohjes’ dhe me atë rast duke ndarë edhe disa momente të rëndësishme, jo vetëm simbolikisht, të përbashkëta mes vendit të tij dhe vendit tonë”, – tha Rama.

Kryeministri nënvizoi qartësinë me të cilën Presidenti Tusk është shprehur gjithnjë në raport me këtë proces dhe çmoi përpara gjithë opinionit tonë publik, përpjekjet e tij konstante si avokat i procesit të zgjerimit dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

“Nuk po zgjatem më shumë sot, pasi më e rëndësishmja për qytetarët tanë është të dëgjojnë çfarë ka për të thënë Presidenti Tusk, që është këtu posaçërisht për të folur për ta dhe për të dhënë një mesazh publik”, – tha Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: