Home / Bota / Franca ndihmon Arabinë Saudite për të hetuar sulmin ndaj fabrikave të naftës

Franca ndihmon Arabinë Saudite për të hetuar sulmin ndaj fabrikave të naftës

Në deklaratë thuhet se ekspertët nga Franca shkojnë me ftesë të Arabisë Sauditë për të ndihmuar për të “hedhur dritë mbi origjinën dhe metodën” e sulmit. Franca do të dërgojë ekspertë për të hetuar sulmin e fundit me dronë ndaj fabrikave saudite të naftës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Presidenti francez, Emmanuel Macron, përmes një deklarate të mërkurën njofton se ky vendim erdhi pas bisedës telefonike me princin e kurorës Mohammed bin Salman. Më tej në deklaratë thuhet se ekspertët nga Franca shkojnë me ftesë të Arabisë Sauditë për të ndihmuar për të “hedhur dritë mbi origjinën dhe metodën” e sulmit.

Macron dënoi sulmet dhe theksoi rëndësinë e sigurisë së Arabisë Saudite. Zyra e Macron të martën theksoi se Franca vazhdon përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet në Gjirin Persik. Sulmi i së Shtunës shënjestroi objektin më të madh në botë për përpunimin e naftës dhe një fushë të madhe nafte në Arabinë Saudite.

Rebelët Huthi të Jemenit morën përsipër sulmin, megjithëse SHBA dhe Arabia Saudite dyshojnë se Irani qëndron pas sulmit. Irani mohon përfshirjen e tij. Arabia Saudite deklaroi se do t’i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga SHBA për të siguruar rrugët ujore të Lindjes së Mesme pas sulmit të industrisë së naftës.

Agjencia Shtetërore Saudite e Lajmeve të mërkurën në mëngjes lëshoi një deklaratë, ku citon një zyrtar pa emër duke thënë se mbretëria ishte bashkuar me Aleancën Ndërkombëtar Detare të Sigurisë.

Këtij misioni tashmë i janë bashkuar Australia, Bahreini dhe Mbretëria e Bashkuar. SHBA formoi koalicionin pas sulmeve mbi tankerët e naftës për të cilat zyrtarët amerikanë fajësojnë Iranin, si dhe konfiskimin nga Irani të tankerëve në rajon. Irani mohon se qëndron pas shpërthimeve të tankerëve.

Ushtria amerikane nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Të shtunën, një sulm goditi objektin më të madh në botë për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite.

Leave a Reply

%d bloggers like this: