Home / Kronika / Shtyhet afati i Komisionit Hetimor për Metën

Shtyhet afati i Komisionit Hetimor për Metën

Zgjatet afati i hetimit për Komisionin e Posaçëm Parlamentar që po shqyrton veprimtarinë e Presidentit Ilir Meta para dhe gjatë zgjedhjeve të shumë debatuara të 30 qershorit. Kërkesa për shtyrjen e afatit do të votohet të enjten në Kuvend, gjatë seancës plenare dhe i paraprin pritjes së vendimit të Komisionit të Venecias për këtë çështje.

Kreu i komisionit, Ulsi Manja propozimi një shtyrje prej 2 muajsh. Fillimisht, ishte planifikuar që ky komision të mbyllte punimet më 8 tetor. Ky propozim erdhi sepse edhe raporti paraprak i Komisionit të Venecias, të cilit Komisioni Hetimor i ka drejtuar 8 pyetje mbi veprimet e Presidentit, vjen në këtë periudhë.

“Që në fillim që ky komision do të presë opinionin e Komisionit të Venecias, sepse jemi dakordësuar bashkërisht që Komisioni i Venecias të në ofrojë ekspertizën e nivelit më të lartë. Meqë veprimtaria e këtij Komisionit mbaron në datën 8 tetor, lind nevoja që ne ti drejtohemi Kuvendit për të pasur një afat shtesë që ky komision të përfundojë me sukses detyrën që i ka ngarkuar Kuvendi. Unë kam propozuar që zgjatja të jetë prej dy muajsh”, tha kreu i komisionit, Ulsi Manja.

Nga ana e tij presidenti Ilir Meta duket se është mjaftë aktiv për këtë çështje ku implikohet ai vetë . Ai ka publikuar të hënën në faqen e presidencës atë që e ka quajtur raporti shpjegues për Komisionin e Venecias. Në raport i cili përmban 26 kapituj dhe 55 faqe, spjegohen arsyet që e kanë shtyrë zotin Meta të nxjerri dekretin për të shfuqizuar 30 qershorin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

Një ditë më vonë zoti Meta botoi një koment analitik ku parashtroi të gjitha argumentet, që, sipas tij, çuan në anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit. Kreu i Shtetit pranon se ka shkelur Kodin Zgjedhor, por jo Kushtetutën, ndërsa sërish fajin i’a ka hedhur hedhur kryeministrit Edi Rama për krizën duke e cilësuar atë si “kokëfortë”.

Javën e kaluar një delegacion i Komisionit të Venecias vizitoi Shqipërinë me kërkesë të komisionit hetimor parlamentar. Ky delegacion u takua edhe me zotin Meta, përfaqësues të maxhorancës, opozitës dhe kryeministrin Rama. Ai pritet ta bëjë publik opinionin e tij më 11 tetor. Pas këtyre zhvillimeve zoti Meta deklaroi i vendosur se nuk do të largohej nga presidenca deri në mbarimin e mandatit në vitin 2022.

Të mërkurën disa media në Tiranë njoftonin se zoti Meta po zhvillon një vizitë në Strasburg, ku pritet të takohet me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore, që njihet edhe si një nga organizatat më të mëdha për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: